Nxënësit e shkollës fillore dhe ata te ciklit 9-vjeçar, të shoqëruar nga perfaqësues të shkollës dhe drejtorisë,  kaluan një ditë ndryshe në ambientet e bibliotekës për fëmijë në qytetin e Durrësit.

Punonjësit e bibliotekës kishin rezervuar një pritje  të ngrohtë dhe miqësore , duke krijuar një ambient  komod dhe të përshtatshëm në mënyrë që fëmijët të ndiheshin si në shtëpinë e tyre.

Nxënësit vizituan sektorë të ndryshëm të librave , në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të huaj.  Ata shprehën një interes tepër të madh kryesisht tek librat letrarë, historik, fantanstiko – shkencor etj.

Pergatiti:Amarilda Megjidi