Në ambjentet e shkollës “Jan Kukuzeli” u zhvillua ceremonia e ndarjes së certifikatave të vlerësimit për nxënësit e ekselencës. Këto certifikata jepeshin nga institucioni i Bashkisë Durrës. Në ceremoni merrnin pjesë Kryetarja e Bashkisë Durrës, Znj. Valbona Sako,Drejtoresha Rajonale e Arsimit Parauniversitar Znj. Valentina Leka, Drejtoresha e Zyrës Vendore Arsimore Durres, Znj. Erieta Alhysaj si dhe drejtues të shkollave të mesme, publike dhe jopublike.Të pranishem në ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave, ishin edhe nxënësit e kolegjit “Turgut Ozal”, të cilët u ndanë nga ky eveniment, me marrjen e mjaft vlerësimeve dhe mirënjohjeve, nga autoritetet më të larta të institucioneve arsimore. Puna, lodhja dhe mundi i tyre, tashmë ishte shpërblyer, dhe kënaqësia e përfaqësimit dhe lartësimit gjithnjë e më shumë,të shkollës sonë nga këta nxënës, nuk është gjë tjetër veçse ajo që, ne na bën të besojmë gjithnjë e më shumë në atë që shpesh herë me krenari themi “ JEMI PJESE E SUKSESIT”…………