Edhe këtë vit në kolegjin tonë u zhvillua “Summer School 2019” me nxënësit e shkollës fillore. Përveç mësimit të gjuhës angleze, nxënësit sipas preferencave ndoqën klubin e pianos, kërcimit, artit dhe sportit. Dita ishte e mbushur plot me aktivitete argëtuese brenda mjediseve të kolegjit dhe jashtë tij.

Nuk munguan shëtitjet në natyrë të gërshetuara me aktivitete sportive të ndryshme, garat e notit në pishinë, vizitat në fermë, filmat në kinema dhe pikniku në Parkun Kombëtar “Divjakë-Karavasta”.
Me mbarimin e shkollës verore i urojmë të gjithë nxënësve: PUSHIME TE MBARA!!!