Diplomimi…Një ëndërr që u bë realitet për maturantët e vitit 2018- 2019. Ky diplomim përkoi me 10-vjetorin e maturave të kolegjit “Turgut Ozal” në Durrës.Duke qenë se ishte përvjetor, kjo ceremoni ishte e veçantë dhe pati shumë momente kulmore brenda saj.Nxënësit e talentuar performuan me valle, këngë e interpretime tepër mbresëlënëse. Si dhuratë për këtë përvjetor ish- maturantët,nga një përfaqësues për secilin brez,sollën një video – mesazh tepër domethënës.
Pjesës së prezantimit iu bashkangjit edhe maturantja e 2010,Deborah Keçi, e cila ndau kujtimet e saj me kolegjistët dhe disa këshilla për ecurinë e tyre në vazhdim.
Magjia e mbrëmjes pa dyshim ishte prania e artistes së madhe , Irma Libohova , që ngriti peshë zemrat e të gjithëve.
Mes duartrokitjeve, drejtori i shkollës, zoti Tuncer Tiryaki, realizoi dhe momentin final të rrugëtimit të maturantëve, diplomimin e tyre.
Countdown-i,hedhja e kapeleve,dhe fishekzjarret, realizuan mbylljen më të bukur të mundshme, ndarjen më të ëmbël dhe mallin e pashtershëm për çastet e paharrueshme, të cilat do të ruhen përjetësisht në memorien e gjithsecilit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here