Një aktivitet jokonkurrues i zhvilluar në shkollën tonë tërhoqi vëmendjen e të gjithë nxënësve. Bëhet fjalë për prezantimet e ndryshme që i përgatitën nxënësit për bashkëmoshatarët e tyre apo për më të vegjlit.Temat e përgjedhura ishin tepër interesante, didaktike dhe argëtuese.

Nëpërmjet tyre nxënësit prezantues ngulitën te të tjerët vlerat e paqes,tolerancës,komunikimit të mirë, leximit të librit, ndihmesës e deri te vlerat e kursimit.

Përkushtimi i tyre u vlerësua me buzëqeshje e duartrokitje nga dëgjuesit dhe me çertifikata mirënjohjeje nga ana e drejtorisë së shkollës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *