Momente nga improvizimi i emisionit “Zonë e Lirë”, gjatë Muajit të Artit dhe Letërsisë

“Zonë e lirë” ishte një tjetër aktivitet i organizuar në kuadrin e Muajit të Artit dhe Letërsisë.Organizatorët ishin një grup maturantësh , të cilët mirëmenaxhuan gjithҫka që kishte lidhje me aktivitetin. Spektatorët ishin të gjithë maturantët ,të cilët nuk i kursyen duartrokitjet ,sa për shokët dhe shoqet e tyre që interpretonin , sa për personazhet këngëtarë – artistë , të cilët ata i sollën nëpërmjet imitimit .